Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi mbështetjen për protestat kundër masave të kufizimit në disa shtete amerikane. Ai tha se disa nga masat e imponuara në Minnesota, Michigan dhe Virgina kanë qenë shumë të ashpra.

Më herët, në një seri mesazhesh në Twitter, Trump shkroi: “Çlironi Minnesota-n, çlironi Michigan-in, çlironi Virginia-n”.

Zyrtarët e këtyre shteteve thonë se urdhri për të qëndruar në shtëpi synon të pengojë përhapjen e koronavirusit. Por protestuesit thonë se ky urdhër po lëndon qytetarët dhe po i sjell dëme ekonomisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re