Partia Demokratike ka nënshkruar një tjetër kontratë lobimi me firmat amerikane me qëllim ndikimin e politikave të saj në DASH, në Kongresin Amerikane dhe mundësimin e takimeve e senatorëve në SHBA.

Kontrata është nënshkruar nga numri dy i PD-së, Gazment Bardhi me firmën Sonorian Policy Group më 20 mars të këtij viti dhe se është denoncuar nga ana e Partisë Socialiste, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie,  Taulant Balla. Vlera e kontratës është 60 mijë dollarë amerikanë.

” Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka regjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë”, shprehet Balla në një postim në Facebook.

Kontrata e lobimit në SHBA kanë qenë përherë objekt i debatit politik në Shqipëri. Ndaj Partisë Demokratike u nis një hetim dy vite më parë një kontratë lobimi të lidhur me Biniatta Trade, me pagesën e 650 000 dollarësh. Pikërisht këto para të paguara nuk ishin deklaruar nga PD-ja. Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars të  tre viteve, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Kjo ngriti dyshime se pas kësaj kompanie guaskë qëndronin rusët dhe bëri që kryedemokrati Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi të viheshin nën akuzë për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Por vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë i rrëzoi këto akuza, si të pabazuara, duke i çliruar nga akuzat kreun e PD-së dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj partie. Ndërsa pritet që jepet edhe vendimi në Gjykatën e Apelit

 

Postimi i Ballës në Facebook

Shqipëria në luftë me Covid-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing

 

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka regjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet regjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë.

O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan.

 

Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermieret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit.  Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim. Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re