Zhaneta Josifi, Anisa Josifi, Blerta Josifi

Janë publikuar pamjet me të cilat u përballën mbrëmjen e 2 Korrikut zjarrfikësit, të cilët u futën në shtëpinë e familjes Josifi në zonën e Kombinatit, ku gjetën të vdèkura nënë e bijë dhe vajzën tjetër në gjendje të rèndë.

Pamjet tregojnë dhomën ku prej 15 muajsh, 30-vjeçarja Anisa Josifi qëndronte e vdèkur në shtrat. Për trupin e saj të dekompozuar, kujdeseshin nëna e saj Zhaneta 56-vjeçe dhe motra Blerta, 34-vjeçe.

Siç mund të dallohet nga pamjet, Anisa dergjej në shtratin e vdèkjes e mbuluar me jorgan. Pranë saj ndodhet një ventilator, të cilin nënë e bijë e përdornin për të larguar erën, ndërsa një karrige qëndron pranë trupit të saj, aty ku Zhaneta dhe Blerta, me gjasë uleshin e kryenin lutjet që 30-vjeçarja të ringjallej. /tvklan.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re