Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka publikuar planin e masave lehtësuese që do të hyjë në zbatim nga nesër më 1 Qershor.

Manastirliu shprehet se një nga shtatë pikat është heqja e kufizimit të lëvizjes në çdo zonë, por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën ndaj zbatimit të masave nga ana tjetër.

“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor. Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”, shkruan Manastirliu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re