Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar një foto ne natyre, teksa shihet duke puthur në ballë bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

Ajo i ka dedikuar fjalët më të ndjera për ditëlindjen e tij, pasi shkruan në rrjetet sociale se e do si një adoleshente e dashuruar përjetësisht.

Kryemadhi shkruan se dashuria e tyre ka qenë si ditën e parë që janë njohur, pavarësisht se kanë kaluar 30 vite së bashku.

Kryetarja e LSI-së e falenderon për dhuratat më të bukura që janë 3 fëmijët e tyre dhe e quan dashuri të përjetshme Metën, te cilit i uron jete te gjate keshtu siç eshte: I Lire!

Postimi i plotë:

Për vitet që kemi një urim facebook është shumë adoleshent. Por edhe pse 27 vjet dashuri dhe 30 vite që njihemi dashuria jonë ka qene gjithmonë si ditën e parë që jemi puthur.

Sot ti ke ditëlindjen tënde dhe kjo ditë marsi që gjithmonë është fillim i ringjalljes së jetës fillimin e pranverës, unë të uroj Ty Ilir Meta dashuria e jetës sime që gjithmonë ma ke bërë jetën sa me sfida por shumë të bukur, me emocione dhe dhuratat më të bukura që mund të ekzistojnë Bora,Besi dhe Era që janë pasuria dhe jeta jonë.

Të uroj jetë të gjatë dhe qofsh kështu si je, i lirë siç ke emrin Ilir. 🙏

Të dua Ilir Meta si një adoleshte e dashuruar përjetësisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re