GJIROKASTER– Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Bularec të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi hapi zjarr ndaj kësaj të fundit.
Gazetarja Brikena Metaj teksa ka siguruar disa foto të personit që hapi zjarr ndaj bluve, Kostandinos Kaçifa, raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i dyshuar për ngjarjen është i divorcuar, ndërsa dyshohet se vuante nga depresioni.
Para se të largohej për në mal, duke i shpëtuar kështu policisë, 35-vjeçari ka marrë me vete tre karikatorë, ndërsa është veshur me rroba si uniformë ushtrie. Aktualisht fshati është ‘blinduar’ nga Forcat Shqiponja, FNSH si dhe RENEA, ndërkohë që po bëhet krehja e zonës në fjalë, për të bërë të mundur kapjen e Kaçifës.
(ed.me/BalkanWeb)
