Në një kohë kur kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar që të enjten do të hyjë në fuqi ligji për mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe në ambientet e hapura, komentet në rrjetet sociale, që kanë qenë kundër, kanë vërshuar lumë.

Së fundi ka qenë avokati Altin Goxhaj ai që ka postuar online mbajtjen e një proteste përpara kryeminsitrisë së enjten. Goxhaj ka zgjedhur një shprehje të Orëell, i cili thotë se ne nuk mund të mbajmë çizme të ngjeshura në fytyrë për të gjithë jetën.

Postimi i Goxhajt:

Të Enjten Protestë 18:00 para Kryeministrisë! “Nëse do një pamje të së ardhmes tënde, ajo është një çizme e ngjeshur mbi fytyrën tënde!” “1984” – George Orëell.

15 Tetor ora 18 te Kryeministria

Thuaj #PoLirise! #PoJetes! #PoLogjikes

#MBROFEMIJET!!!

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije sot në një deklaratë për mediat se maska do të kthehet me detyrim në çdo mjedis duke nisur nga e enjtja e javës së ardhshme.

Në fjalën e tij para mediave u shpreh se çdo person që nuk i respekton, atëherë do të aplikohen masa ndëshkimore që do të zbatohen tek fatura e dritave dhe theksoi se asnjë individ nuk mund ti shmanget gjobës.

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave, mos të ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”,- lajmëroi kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re