Zbulimi i këtij laboratori droge në qytetin e Lushnjës është bërë nga forcat e policisë, ku u vunë në pranga 3 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Personat e arrestuar janë Mario Çela (një prej autorëve të ngritjes së laboratorit), si dhe Mestan Zoto e Vilsi Liçi, të dy punonjës të OSHEE-së, të cilët nuk kishin kontrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike që përdorej për rritjen e bimëve.

Ndërkohë që Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: Ervin Rista, Lirim Serdani dhe Igli Borova.

Fax News ka siguruar edhe pamje të laboratorit të drogës, ku duken qindra rrënjë të lëndës narkotike cannabisativa, e organizuar në mënyrë të strukturuar ku janë gjithashtu edhe dhjetëra tubacione për ventilimin e tyre.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re