Vendi u trondit nga një tërmet i fuqishëm 5.8 ballë ditën e djeshme, ndërkohë që epiqendra ishte në Durrës, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Por lëkundjet e vazhdueshme që kanë ndodhur pas goditjes së fuqishme, kanë shkaktuar panik tek banorët, të cilët të frikësuar e kanë kaluar natën jashtë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës tërmeti që është ndjerë pak pas mesnate ka qenë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, me thellësi 6 kilometër.
Nga të dhënat e deri tanishme bëhet fjalë për të paktën 28 tërmete që kanë lëkundur zonën Durrës-Tiranë.
Me batanije njerëzit kanë qëndruar jashtë, ku një pjesë e kanë kaluar natën duke fjetur nëpër makina.