
Teksa vendi po përballet me përmbytje të mëdha, të cilat po lenë dëme të mëdha materiale, kryeministri Edi Rama duket se e ka gjetur fajtorin.
Përmes një postimi në “X”, kreu i qeverisë fajëson qytetarët që hedhin plehrat pa kriter, që sipas tij, sjellin situata të tilla.
Pamjet që ndan kryeministri vijnë nga zona e Shkozetit në Durrës.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruan Rama.

