Edi Rama ndodhet në Bratislavë ku Shqipëria merr sot presidencën e OSBE-së. Në fotot më poshtë ai shihet në zyrë me këshilltarët e tij, teksa jep porositë e fundit për fjalimin që do të mbajë.

Rama me këmbët mbi tavolinë iu jep porosi këshilltarëve.

E para gjë që kujton që duhet vendosur në fillim të fjalimit është tërmeti i 26 nëntorit që ka lënë pasoja të rënda në Shqipëri.

“Një hyrje për tërmetin do ta vendosësh patjetër”, dëgjohet teksa thotë Rama.

Me ç’duket i lodhur nga axhenda e ngjeshur ndërkombëtare dhe ajo në vend, kryeministri kërkon një pikë mbështetje për t’u çlodhur gjatë këtyre minutave.

Pas këmbëve në tavolinë, mbështetje në një karrige tjetër nga e veta. Në fjalim kërkon t’i shtohet edhe një fjali për bashkëjetesën fetare dhe për mikpritjen, duke kujtuar dhe strehimin e hebrenjve dhe për Kosovën gjatë luftës, si elementë të mikpritjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re