Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas lapsusit të të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha që shkroi me bindje se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste më 25 prill.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim qeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shprehej Berisha në një status në rrjetet sociale të djeshëm.

Ndërsa Rama në Instagram shkruan : “Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku”, duke postuar foton postimit të Berishës në rrjetet sociale. Kjo duke huazuar shprehjen popullore shqiptar “çfarë ka barku e nxjerr bardhaku”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko