Në kalanë e Beratit, një ndër pikat kryesore turistike të qytetit tashmë është rivendosur flamuri kombëtar në një strukturë mbi 20 m të gjatë moderne dhe të denjë për vlerën që mbart ky vend.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo shprehet se rivendosja e flamurit kombëtar në një strukturë të re në një nga pikat më atraktive të qytetit, tek “Tabia” është një gjë e vogël por me zemër të madhe.

“Gjëra të vogla me zemër të madhe. Rivendosëm flamurin kombëtar në një nga pikat më atraktive të qytetit, tek “Tabia”. Për flamurin u përshtat një strukturë e re, mbi 20 m e gjatë, sipas të gjitha parametrave dhe standardeve teknike por edhe estetike”, shprehet Demo.

Kryetari Demo shprehet se kalaja e Beratit e cila është qendra turistike e vendit ishte lënë në harresë për një kohë të gjatë, por tashmë kjo zonë do marr jetë duke mirëpritur turistë vendas dhe të huaj.

“Kalaja, qendra më turistike e qytetit, që i jep identitet të gjithë shqiptarëve ishte lënë pas dore për një kohë të gjatë por ashtu siç tani valëvitet flamuri i shqiponjës, ashtu do të marrë jetë kjo zonë duke sjellë vizitorë jo vetëm nga Shqipëria por nga gjithë bota”, tha kryetari Demo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re