Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përshkoi me këmbë rrugën nga selia e Kuvendit drejt Presidencës për të takuar Ilir Metën me synimin për të arritur një kordinim për sa i përket emërimeve të reja në sistemin e drejtësisë. Ajo çka vihej re gjatë ecjes së Ruçit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Presidencës, ishte mosmbajtja e maskës dhe distancë shumë e afërt me personat të cilët e shoqëronin.

Megjithëse pandemia është ende aktive në vendin tonë duket se krerët tanë të shtetit e kanë të vështirë të mbajnë maskë në publik. Ndryshe ndodh me homologët e tyre në Kosovë të cilët shfaqen gjithmonë me maskë në takimet e tyre.

Takimi mes Metës dhe Ruçit ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Vendi ynë si pasojë e reformës në drejtësi aktualisht është pa Gjykatë Kushtetuese dhe ngritja sa më parë e saj është shumë e rëndësishme për ecurinë demokratike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re