Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë natën e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për tu transferuar më pas në qelitë e paraburgimit të burgut 313.

I shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhi, Tahiri është filmuar në hollin e Drejtorisë së  Tiranës. Me kurriz nga rruga dhe pa pranga në duar ish-ministri shihet në pritje të procedurave që do të ndiqen për të.

Për ish-ministrin e Brendshëm GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, por duke i hequr mundësinë e konvertimit në shërbim prove.

Tahiri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha gjykatesi.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re