Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’brien, në Shkup.

Rama është takuar me O’brien pak para darkës që po mbahet mes liderëve të rajonit me përfaqësues të lartë europianë dhe amerikanë.

Lexo edhe :Related Posts

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa foto nga takimi me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’brien.

 “Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama dhe liderët e rajonit janë mbledhur në një takim në Shkup, ku të pranishëm janë edhe zyrtarë të BE dhe SHBA-ve.

Ditën e nesërme pritet të diskutohet plani ekonomik i BE për Ballkanin Perëndimor, për 6 miliardë euro që do të shpenzohen nga 2024-2027. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re