Një shqiptar dhe 4 belgë u arrestuan në kuadër të një operacioni në  Antwerp të Belgjikës, duke i sekuestruar një sasi prej 672 kilogramë kokaine në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.

Kokaina e sekuestruar

Nga hetimet u zbulua një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.

Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port. Por, forcat e Policisë punuan së bashku për të kapur kontejnerin e mbushur me drogë.

Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë. Ata dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re