Ambasada e SHBA-së në Tiranë organizata jofitimprurëse amerikane e specializuar në asgjësimin e lëndëve shpërthyese dhe menaxhimin e rezervave të armëve, ofroi trajnim të rëndësishëm udhëheqjeje për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ambasada shprehet se ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese.

“Organizata Jofitimprurese e Shteteve të Bashkuara Golden West, e vetmja organizatë jofitimprurëse amerikane e specializuar në asgjësimin e lëndëve shpërthyese dhe menaxhimin e rezervave të armëve, ofroi trajnim të rëndësishëm udhëheqjeje për Forcat e Armatosura Shqiptare javën e kaluar.

Ky trajnim u financua nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tregon se si ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re