Personi që shihni në foto është mjeku Hysni Shkjau, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv, pasi humbi betejën me koronavirusin, ndërkohë që kishte edhë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë me anë të një mesazhi në mediat sociale i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.
Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Pavarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.”- shkruhet në mediat sociale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re