Tërmeti 5.8 ballë i shkallës Rihter, që goditi pasditen e djeshme Shqipërinë, ka shkaktuar dëme të mëdha në Tiranë dhe Durrës.

Ky tërmet i tmerrshëm, i cili goditi vendin pas tri dekadash, lëndoi mbi 100 njerëz, ndërsa dëmtoi një mori banesash e pallatesh. Plasaritjeve nuk iu kanë shpëtuar as godinat e institucioneve shtetërore.

Më poshtë gjeni pamjet nga Kryesia e Kuvendit, që siç duket, ka pësuar çarje mespërmes. Çarjet janë shënuar nga ana e hyrjes së derës së hekurt, përballë vilës qeveritare numër 30.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re