Përfaqësues të bashkisë së Beratit morën pjesë në datat 1 dhe 2 nëntor në Konferencën Ndërkombëtare për turizmin, zhvilluar në Prizren të Kosovës.

Në këtë konferencë, nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo, prezantoi temën “Turizmi në Berat, sfidat dhe perspektivat”, ku paraqiti vlerat e qytetit dhe zhvillimet që po ndodhin aktualisht me turizmin në Berat.

Gjatë vizitës në Prizren, Afize Skëndo zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Arsimit të Prizrenit dhe me drejtues të shkollave, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi ndërmjet shkollave të Beratit dhe Prizrenit. Pjesë e programit ishte edhe organizimi i panairit të veshjeve, artizanateve dhe ushqimeve tradicionale të Prizrenit.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, zëvendësministri i Turizmit në Kosovë, Ferit Arifi, bashkitë Bingen, Gjermani, komunat e Ulqinit, Tetovës dhe përfaqësues të autoriteteve rajonale të Prizrenit. /atsh








Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko