Skandal! Në procesin e zgjedhjeve në universitete po përdoren kutitë e Partisë Socialiste. Siç shihet qartë edhe në foton e mëposhtme kutitë që ndodhen në auditore kanë logon e PS-së. Brenda tyre janë hedhur edhe votat e para.

Zgjedhjet në universitetet publike kanë nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit, ku po votohet për drejtuesit të rinj, Rektorë dhe anëtarët e Senatit Akademik.  Pritet që në këto zgjedhjet të votojnë 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë.  Ndërsa, 68 vëzhgues do të jenë për kandidatët për rektor, deri tek përgjegjësi i departamentit dhe 93 vëzhgues nga studentët. Po kështu, 3 vëzhgues do të jenë nga sindikatat dhe 4 media të akredituara.

Sa i përket Universitetit të Tiranës në garë për Rektor janë Artan Hoxha i fakultetit Juridik, Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi nga Fakultetit i Shkencave të Natyrës. Kurse për Senat Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re