Personat që shihnin në foto janë Florand Karemani dhe Mamica Korteshi, çifti i bashkëshortëve që  e kishin kthyer banesën e tyre në pikë të shitjes së kokainës në zonën e Selitës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj i ftuar mëngjesin e së martës në “7 pa 5”, ka zbërthyer se si funksiononte skema e shpërndarjes së kokainës në Tiranën.

Lexo edhe :Related Posts

Gazetari Barkaj shpjegoi se çifti i bashkëshortëve të arrestuar dje, kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar për shitjen e drogës.

Ai rrëfeu se banesa e tyre ruhej nga kamera me rezolucion të lartë dhe në momentin që policia shkonte për kontroll, bashkëshortja nuk e hapte derën e banesës derisa eliminonte lëndën narkotike. Ndërsa ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

Esido Barkaj: Në Tiranë janë arrestuar 60 persona, tre janë femra. Në zonën e Selitës një çift bashkëshortësh ishin të infiltruar në shitjen e drogës. Ata kishin krijuar dhe një skemë. Në katin e poshtëm, në një lokal qëndronte nipi i zonjës, i cili merrte paratë dhe më pas ngjitej në katin e dytë të banesës dhe merrte mallin. Madje kishin vendosur kamera vëzhgimi me rezolucion të lartë dhe zonja nuk hapte derën kur policia ushtronte kontroll derisa hidhte në tualet lëndën narkotike. Ditën e djeshme ka ndërhyrë RENEA dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re