Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë shoferët dhe qytetarët se duke filluar nga dita e sotme, do të nisë faza 4-2 e punimeve në lotin I të Unazës së Madhe. Këto punime parashikohet të zgjasin një javë.

Në një postim në facebook, ARRSH njofton se do të bëjë që qarkullimi i mjeteve të devijojë sërish, ku “Rruga “Dritan Hoxha” mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje”.

Njoftimi i plotë:

NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.

– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re