12 tetor – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare e Muzeumeve Berat çelën në ambientet e Muzeut Etnografik ekspozitën “Arkitektura tradicionale e qytetit të Bitolës dhe Rajonit të saj”, me autore Viktoria Momeva Altiparmakovska.

Nëpërmjet 16 posterave, autorja e ekspozitës prezantoi stilin ballkanik të banesave të vjetra karakteristike të Bitolës. Në 7 prej posterave paraqitej dokumentacioni fotografik dhe gjendja aktuale e këtyre banesave.

Pjesa tjetër e tyre paraqisnin shtëpitë e banimit dhe ndërtesat ndihmëse në zonat rurale pranë Manastirit, shumica e të cilave janë lënë pas dore në fshatrat e braktisura.

Aktiviteti u ndoq nga prefekti qarkut, përfaqësues të institucioneve dhe nxënësit e shkollës 9 vjeçare ”22 Tetori”. Aktivitete të tilla promovojnë dhe afrojnë kulturat si dhe forcojnë marrëdhëniet mes popujve. /a.a/ /a.g/

 






Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re