Deputeti i opozitës parlamentare Nimet Musai, duket se seancën parlamentare të ditës së sotmë e ka shfrytëzuar për të bërë disa foto në dëborën e mbetur në lulishten e jashtme të Kuvendit.

Musai shihet shumë i lumtur teksa bëhet njësh me natyrën duke e ‘strukur kokën’ në degët e pemëve të mbuluara nga dëbora.

Deputeti ka nxituar që të bëjë fotot e veçanta në dëborë përpara se dielli i shndritshëm i ditës së sotme ta shkrijë atë çka ka mbetur nga bardhësia e të shtunës mbrëma.

Kënaqësisë së dëborës duket se nuk i ka shpëtuar i madh e i vogël në kryeqytet, ashtu sikurse edhe deputeti Musai, i cili tashmë ka edhe një kujtim më të bukur nga selia e Parlamentit ku hyri aksidentalisht.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re