Dje opozita dhe qytetarët protestuan kundër qeverisë në një protestë masive.

Për pesë orë, protestuesit u përplasën herë pas here me policinë në tentativë për të hyrë brenda godinës së Kryeministrisë. Për t’i zmbrapsur protestuesit, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës ndaj tyre.

Lëndët e çliruara nga këto të fundit shkaktuan dhjetëra të lënduar, e disa humbën ndjenjat nga asfiksia.

Por, mes të lënduarve pati edhe shumë përfaqësues të mediave, gazetarë, fotoreporterë, operatorë.

Më poshtë, ju sjellim momentet kur gazetarët dhe operatorët raportojnë dhe punojnë mes turmës së revoltuar dhe përplasjes mes tyre dhe policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re