Skip to content

FOTO/ Sulmuesi i Kombëtares bën “golin” e jetës, vjen në jetë vajza


Ylli i Kombëtares, Mirlind Daku dhe partnerja e tij, Vesa Vllasaliu janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti e ka ndarë lajmin e gëzuar të zgjerimit të familjes me postime në rrjetet sociale. Mirlindi ka postuar foton ku ka zbuluar shumë pak nga portreti i vogëlushes dhe shkruan:

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, duke zbuluar edhe emrin e veçantë.

 

Kuptohet që emri i veçantë është një bashkim i emrave të tyre.

Kurse Vesa shkruan: “Mirë se na erdhe qikirushi jonë. Të uroj fat dhe shumë suksese në jetë.”