Lufta në Ukrainë ka futur në panik qytetarët, të cilët prej disa ditësh kanë marrë sasi të mëdha me miell vaj apo produkte të tjera ushqimore, edhe pse çmimi i këtyre të fundit janë rritur ndjeshëm.

Ndërkohë e pazakontë është situata në Fier ku në një supermarket qytetarët janë përballur me një njoftim ku ata nuk mund të marrin më shumë se një koli të produkteve.

Bëhet fjalë për produktet ushqimore si sheqer, miell, makarona apo vaj.

Nuk dihet pse është vendosur ky shënim, nëse ka të bëjë me mungesën e rezervave që ka detyruar pronarin e supermarketit të ndërmarrë këtë veprim.

“Blerje e dedikuar për konsum familjar, maximumi i lejuar 1 koli”-shkruhet në njoftim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re