Një hashtag shqetësues filloi të kthehej ndër më të përdorurit në Twitter së fundmi. RipEllen po shfaqet kudo, shoqëruar me mesazhe ngushëllimi. Por na lejoni t’ju qartësojmë diçka, – moderatorja e famshme Ellen DeGeneres është gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Por çfarë kuptimi ka ky hashtag? Sipas New York Post, hashtagu lidhet me thashethemet që emisioni i Ellen do të anulohet, ndërsa reputancioni i saj ka qenë në rënie që kur ajo mbrojti miqësinë e saj me George W. Bush dhe nuk shkoi në ditëlindjen e Dakota Johnson.

Gjithashtu papritur dikush bëri një shaka në Twitter duke thënë se Ellen kishte ndërruar jetë. Pas kësaj një numër i madh përdoruesish në Twitter postuan foto të të famshmëve me flokë bjonde të shkurtër (si flokët e Ellen) shoqëruar me hashtagun RipEllen dhe me shprehje si: “Do të thoja fluturo lart, por të gjithë e dimë që s’do shkosh atje” dhe “Zemra ime u thye kur lexova lajmet. Nuk mund ta përshkruaj trishtimin tim. Pushon e qetë në ferr “.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re