Skip to content

FOTO/ Temperaturat “prekin majat”, qytetarët shfrytëzojnë “masat” e vendosura në kryeqytet për të përballuar vapën

WhatsApp Image 2023 07 25 at 3.46.24 PM

Vala e të nxehtit tashmë ka kapluar vendin tonë. Në dy nga qytetet më të rëndësishme në vendit, Berati dhe Elbasani, termometri ka shënuar 43 gradë C.

Sakaq, edhe kryeqyteti “nuk ka shpëtuar” nga kjo nxehtësi kaotike, pasi temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë C. Si pasojë, shumë qytetarë kanë gjetur mënyrat e tyre për ta përballuar nxehtësinë. Ata nuk kanë lënë pas dore punët e tyre, por kanë shfrytëzuar shatërvanët e vendosur në shesh, janë veshur me kapele dhe kanë përdorur çadrat mbrojtëse nga rrezet e forta të diellit.

Ndërkohë, në gatishmëri të tyre kanë qenë dhe autoambulanca të shumta për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Theksojmë që gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë.

1d8adf2d 90f3 48f2 92ff bc9bf6c9c040

924b3541 2be9 4ce0 9e08 b3c5200c8f4d

744dfd5f 85ea 4343 aec2 f4691177f2ef

852829af 8a66 4395 8087 b5db7a4a34e8

fde29770 8c8d 4ea7 9b9a 44ed09df4f28

 

9c1936d2 cbe6 48b8 9eba 6f484fc054b5