Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane. I riu shqiptar nuk zbatoi urdhrin e karabinierëve për të ndaluar teksa lëvizte më një makinë tip Fiat të cilën e kishte marrë me qira dhe ka tentuar të arratiset me shpejtësi së bashku me tre pasagjerë të tjerë.

20-vjeçari u kap nga ushtarakët në via GB Grassi në Caserta, në zonën e Brianos, pasi u përfshi në një aksident për shkak të manovrave që bëri gjatë arratisjes.

Ndjekja, e cila vazhdoi me shpejtësi të madhe nëpër rrugët e atij fshati deri në rrethrrotullimin në San Leucio, drejt Vaccheria, përfundoi kur i arrestuari, duke drejtuar makinën, pasi kishte kryer manovra jashtëzakonisht të rrezikshme për shoferët e shumtë të pranishëm në të dy korsitë, humbi kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës.

Pavarësisht nga përplasja e dhunshme, tre nga katër personat në mjet, të gjithë me sa duket të padëmtuar, vazhduan arratisjen në këmbë, duke humbur gjurmët e tyre në fshatin përreth, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët, pasi kanë siguruar zonën, kanë nxjerrë nga makina drejtuesin i cili ka tentuar menjëherë të arratiset në këmbë, por nuk ka mundur dhe është ndaluar nga policia.

Në bordin e automjetit ushtarët gjetën disa kapele, një radio dhe dy telefona celularë. Makina e përfshirë në aksident dhe materiali i gjetur u sekuestruan.

Pas formaliteteve i arrestuari është dërguar në arrest shtëpiak, në dispozicion të organit kompetent gjyqësor. Ndërkohë, hetime po kryhen nga Karabinierët e stacionit Casagiove, me qëllim identifikimin e të arratisurve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re