SHBA– Një 12-vjecar shqiptar ka humbur jetën në SHBA, pasi është akisdentuar nga një kamion. Ngjarja ka ndodhur në News Jeresy, ndërsa djali shqiptar ishte duke ecur me biçikletë pranë shtëpisë s ë tij kur është shtypur nga kamioni.

Viktima është Elios Xhemollari dhe kishte vetëm 5 ditë që kishte shkuar në SHBA bashkë me familjen nga Shqipëria. Kushëriri i tij ka kërkuar ndihmë në një faqe të quajtur “GoFundMe” për shpenzimet e transportit të trupit të 12-vjecarit në Shqipëri.“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa ishte me biçikletën e tij në Lanza Avenue në Garfield,” shkruhet ne faqen “GoFundMe”.

Mësohet se kamioni drejtohej nga një 43-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia.“Elios ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit. Ai u aksidentua në cep të rrugës Lanza dhe Pleasant në orën 1:17 të së martës”-tha shefi i policisë Raymond Kovach. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(d.d/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re