Skip to content

FOTO/ Transformohet blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar plotësisht bllokun e banimit në zonën e “Frigoriferit” në lagjen “Besa” në kryeqytet.

Falë këtij investimi, banorët e kësaj zone kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur.

Në këtë bllok banimi janë ndërtuar rrugët lidhëse, si dhe është kryer sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.

Sakaq, pas punimeve nëntokësore dhe ndërtimit të trotuareve, radha i ka ardhur edhe asfaltit e ndriçimit.

Ajo çka bie në sy në gjithë zonën e “Frigoriferit” është edhe sistemi i mureve rrethuese të banesave, të cilët janë zëvendësuar me mure dhe kangjella dekorativë, të cilat përmirësojnë anën estetike dhe rrisin vlerën e pronës.