Kaos i paparë ndodhi në Uashington. Qindra mbështetës të Presidentit në largim të SHBA Donald Trump u përplasën me policinë dje gjatë një përpjekje të dukshme për të sulmuar ndërtesën e Kapitolit.

Videot në mediat sociale tregojnë mbështetës që shembin gardhet e sigurisë dhe përplasen me policinë për të hyrë në ndërtesë.

Departamenti i Mbrojtjes ka aktivizuar të gjithë Gardën Kombëtare në Uashington DC.

Drama zgjati për orë të tëra, dhe policia e Uashingtonit njoftoi se katër njerëz vdiqën gjatë inkursionit të mbështetësve të Trump në Kongres.

Shumë media amerikane i quajtën terroristë mbështetësit që sulmuan Kongresin.

Fotografitë tronditëse vinin vazhdimisht nga zemra e demokracisë amerikane.

Shumë udhëheqës botërorë kanë dënuar ngjarjet, lëshimet, por edhe veprimet e Presidentit Trump.

Bordi editorial i Washington Post thotë se Donald Trump duhet të hiqet menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook dhe Twitter kanë bllokuar përkohësisht postimet e Trump.

Shikoni si dukej e gjitha në galerinë e fotove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re