Kampioni ukrainas i shahut Stanislav Bogdanovich dhe e dashura e tij janë gjetur të vde kur në banesën e tyre në Moskë. Raportohet se vde kja e çiftit është shkak tuar nga thi thja e gazit të tullumbaceve me helium. Në banesën e tyre u gjetën tullumbace që përmbajnë gaz, oksid azoti. Gazi thithet duke përdorur tullumbacen dhe ndryshon zërin. 27 vjeçari është një kampion i shahut. Ndërsa e dashura e tij 18-vjeçare është gjithashtu lojtare profesioniste e shahut dhe studionte në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Bogdanovich kohët e fundit u krit ikua për shkak se përfaqësoi Rusinë në një ndeshje shahu në internet kundër Ukrainës, të cilën e fitoi. Në një postim në Facebook, ai shkroi se nuk kishte asgjë të keqe të përfaqësonte Rusinë pasi jetonte atje me kohë të pjesshme dhe trajtohej mirë, si edhe ky ishte një kontribut i tij i vogël për ti dhënë fund konfl iktit Rusi-Ukrainë. Oksidi i azotit u përdor për herë të parë për anestezi në 1844, por tani po përdoret si një ilaç qetësues dhe është i lidhur me një numër vde kjesh. Mund të shkaktojë gjithashtu vështirësi në frymëmarrje, rritje të rrez ikshme të rrahjeve të zemrës dhe djegie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re