Pas tetë muajsh kërkim autoritetet italiane kanë mundur të vënë në pranga shqiptarin, Ervis Markja, 26 vjeç i arratisur më 26 maj 2019 nga burgu Carinola në provincën e Casertas.

Shqiptari i arrestuar ishte arratisur së bashku me shqiptarin tjetër Adriatik Geka që rezulton ende i shpallur në kërkim.

Ervis Markja u arrestua natën duke u gdhirë 26 janari në Napoli në një lokal, ku ish e fejuara e tij po festonte ditëlindjen.

Ervis Markja është dënuar për kërcënim e rezistencë ndaj forcave publike.

Pas arrestimit është shoqëruar në burgun e Napoli-Poggioreale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re