Ky që shikoni në foto është Fatjon Dervishi, 38-vjeçari i ekzekutuar në Sukth gjatë mesnatës. Fatjon Dervishit iu bë pritë, teksa ishte rrugës për në banesën e të atit, së bashku me mikun e tij. Viktima rezulton nën hetim nga autoritetet hollandeze, për trafik droge. Ndërkohë, vëllai i tij një vit më parë ka plagosur në një hotel të Durrësit të dashurën e tij. Megjithatë, policia nuk ka ende një pistë të qartë hetimi.

 

Blutë e Durrësit kanë shoqëruar 7 persona për të marrë dëshmi që mund të zbardhin ngjarjen. Ndërkohë, nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve edhe pse janë sekuestruar kamerat përreth.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re