Personi në foto është Xhemal Meta, i moshuari i cili u vra me sende të forta në fshatin Shëngjin i Vogël në Qafë Mollë të Tiranës.

Në lidhje me krimin e rende policia ka shoqëruar rreth 20 persona, banorë të zonës, te cilet mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Autoritetet po hetojnë banorët e fshatit për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur. Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në fshat, pasi familje e tij jetonte në Tiranë.

Policia tha se ekspertiza konkludoi se 81-vjeçari ishte vrarë, pasi në pjesën e kokës kishte shenja se ishte goditur me sende të forta.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re