Ky është Ylli Luçaj, roja i rrugës së re të fshatit Kuç në Himarë, që u vrā në një pyll. Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe prej muajsh punonte si roje ndërsa nuk kishte precedent penal.

Ai u qëllua me dy plumba, ndërsa si të dyshuar apo persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë shoqëruar disa nga Policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Himarë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armēs së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krímit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krímeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re