Personat që shihni në foton e mëposhte janë Drita dhe Fiqiri Koçari, 72 dhe 77 vjeç, të cilët janë 2 nga 5 viktimat e aksidentit fatal në Qafën e Muzinës.

Çifti me origjinë nga Skrapari kishte zgjedhur Sarandën si destinacionin turistik për të pushuar disa ditë, por pa mundur të shkonin dot më kurrë aty. Furgoni me të cilin udhëtonin, pas përplasjes me një automjet tjetër doli nga rruga dhe përfunoi në greminë.

Drita dhe Fiqiri Korçari janë gjetur nga zjarrfikësit të përqafuar me njëri-tjetrin, ashtu siç jetuan një jetë të lumtër martesore për 55 vjet.

Ata lanë pas 2 djem dhe 1 vajzë, si dhe nipër dhe mbesa.

Kujtojmë se si pasojë e daljes së furgonit nga rruga mbeti i vdekur shoferi, Bardhi Proda, dhe 4 pasagjerë të tjerë, konkretisht shtetasit e lartëpërmendur Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe; Olesander dhe Tetianan Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, ndërkohë që Greta Kaberdini, 25 vjeçe nga Tirana, është e vetmja e mbijetuar e aksidentit tragjik.

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re