Kjo është fotoja e 19 vjeçarit të ndjerë, Rufan Belshaku i cili humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, duke u tërhequr zvarrë nga vinçi në portin e Durrësit ku punonte si punonjës ngarkim-shkarkimi.

I riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda dhe për pasoja gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë sot, policia ka njoftuar arrestimin e 3 punonjësve të tjerë në portin e Durrësit, si përgjegjës për mos-sigurimin e ambientit të punës ku humbi jetën 19 vjeçari.

Konkretisht të arrestuar mbetën, Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re