Vizion Plus ka siguruar foto të ish kreut të Bashkisë Durrësit para togave të zeza.  Vangjush Dako do të njihet sot me masën e sigurisë që do t’i caktohet nga trupa gjykuese, ndërsa u vu në pranga me urdhër të SPAK.

 

Ish kreu i Bashkisë së Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre.

 

Hetimi ndaj tij ka  ka nisur në vitin 2020 pas kallëzimit të disa banorëve të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” me administrator Fiqiri Farrukun, gjithashtu i arrestuar.

 

 

Hetimet kane treguar se në këtë pallat nuk janë respektuar kushtet teknike të projektit dhe për pasojë nuk duhet të ishte kolauduar. Po ashtu, dako ka legalizuar pallatin, pavarësisht shkeljeve të shumta dhe katër kateve shtesë.

Rasti tjetër ku Vangjush Dako dyshohet se ka shpërdoruar detyrën ka të bëjë me një denoncim të Ferdinand Xhaferraj, i cili në atë kohë ishte kreu i PD në Durrës.

 

 

Ky kallëzim lidhet me rehabilitimin e vijës bregdetare në zonën nga Brryli deri në Currila. Sipas dosjes në Prokurorinë e Posaccme, bashkia e drejtuar nga Dako hapi një tender për shërbim konsulence për projektin, por duke e dhjetëfishuar vlerën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re