Kryetri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale rezultatin e punimeve që po kryhen në lagjet e kryeqytetit.

Përmes fotove të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, Veliaj ka bere te ditur se eshte sistemuar sheshi mes pallateve tek rruga “Pjetër Dungu”, zonë e cila është asfaltuar e gjitha.

“Në Njësinë 4, përfundoi me sukses sistemimi i sheshit të pallateve”-shkruan Veliaj në postimin e tij.

Kujtojmë se Erion Veliaj ka bere te ditur se ky mandat ne krye te bashkise do të ketë në fokus investimet në çdo lagje të kryeqytetit të cilat po kryhen ditë pas dite.

Postimi:

Në Njësinë 4, përfundoi me sukses sistemimi i sheshit të pallateve te rruga “Pjetër Dungu”! Bravo ekipi!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re