Albpetrol, kompania me e madhe publike e naftës, vendosi sot të shkurtoje pagat e 1790 punonjësve. Dokumentet tregojnë se vendimi absurd ul në minimum pagat e punonjësve të Albpetrol. Sipas dokumentit, nënat me fëmijë, personat që kanë punuar nga terreni dhe ata që kanë punuar nga shtëpia do të paguhen me pagë minimale 260 mijë lekë, ndërsa të tjerëve do t’u hiqet 60 për qind e pagës.
Për këtë vendim ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi, i cili thekson se megjithëse ministrja Balluku siguroi për mbarëvajtjen e kompanisë pak ditë më parë, punonjësit janë larguar.
“Plani i Edi Ramës, i paralajmëruar nga hajduti Ilir Beqja, po vihet në funksionim në të gjitha kompanitë publike, duke e bërë më të vështirë jetën për mijëra familje të tjera shqiptare. Po si mund të paguash me 60% më pak punonjësit specialistët dhe inxhinierët kur ata kanë qenë në punë çdo ditë dhe kanë punuar? Po a mendoni për nenat me fëmijë, që kane qene ne pune, me ç’të drejtë u vidhet djersa e tyre? Po personat e terrenit që kanë qenë në pune dhe puna e tyre është tejet e vështirë, me ç’të drejtë, u vidhet mundin dhe djersa e tyre?”, shprehet Baçi.
Më tej ai thekson se “në vend që t’u shkurtojë pagesat koncesioneve të klientëve të tij, Edi Rama u vjedh djersën dhe bukën e gojës mijëra familjeve që jetojnë me punë të ndershme. Ky është një vendim i padrejte dhe duhet anuluar”.