
Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat ka përfunduar një aksion për nxjerrje të katër qytetarëve të aksidentuar ne një mjet në fshatin Mbreshtan, NJA Sinjë, pranë pusit Shpirag 5.
Mjeti tip fuoristradë kishte dale nga rruga dhe ishte hedhur në një rrëpirë duke sjellë si pasojë lëndimin e 4 personave.
Të lënduarit u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal Berat.




