Skip to content

FOTO-VIDEO/ Foltorja para Kryeministrisë, i pranishëm dhe Ervin Salianji

eskiu23

Në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë, nuk ka munguar dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

Si organizator i tureve me strukturat e PD, e cila nisi nga Durrësi, lëvizje që synon  rizgjimin e PD,  Salianji megjithëse kritik ndaj Foltores, ka qenë i pranishëm në këtë protestë që mblidhet në një ditë të rëndësishme për opozitën, 8 dhjetori i lëvizjes studentore të 1990.

salianjiii

Edhe pse i pranishëm në protestë, ish-deputeti demokrat, anëtar Kryesie, e ka thënë publikisht se ky subjekt politik ka nevojë të riformatohet.