Për shumë kënd mund të duket si një trill i shpikur nga fantazia e tepruar, por në këtë rast kemi të bëjmë me një raportim.

Bëhet fjalë për reporterin e Top Channel në Shkodër Klodian Zhivani, i cili ka raportuar këtë të pabërë të re të Voltanës.

Zhivani, në një postim të tij shkruan: “Më 3 shtator mbylli dyert e Bashkisë Shkodër me dry, si zgjidhje që punëtorët të mos i vijnë me vonesë në punë. Sot me 4 nëntor, mbyll prapë dyert e bashkisë që të mos i iknin më herët nga puna. Ka vite që në këtë vend asnjë lloj marrëzie dhe çmendurie nuk më bën përshtypje, por për këtë nuk gjej fjalë.Kaq e vështirë është që të punojnë njerëzit në atë bashki?”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re