Skip to content

FOTO/ Vrasësi me kapuç në kokë, momenti i ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan

Faxc News siguron pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Mëhalla, mbrëmjen e së dielës, përpara karburantit të tij, në qytetin e Elbasanit.

Kjo foto ekskluzive e siguruar nga Fax News është bërë pikërisht në momentin kur autori i krimit e qëllon 43-vjeçarin.

Vrasësi duket me kapuç në kokë dhe me armën drejtuar nga makina “Range Rover” e biznesmenit.

Ai ka qëlluar 6 herë ndërsa 2 plumba e kanë kapur në kokë, ndërsa të tjerët në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pak metra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Mirakë, mëngjesin e nesërm, policia gjeti të djegur makina tip Audi me portobagazh, me të cilën vrasësi kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm.

Makina që u gjet e djegur ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.

Deri tani, të arrestuar për ngjarjen janë Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.

Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës.