Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Arjan Gosës mbrëmjen e së dielës, në ambientet e një lokali teksa ai po pinte kafe me babain e tij.

Gazetari i Panorama TV, Aldo Kozarja ka siguruar foton e makinës, me të cilën dyshohet se është larguar autori, Habib Rexha.

Ndërsa nga pamjet filmike rezulton se autori ka zbritur nga makina i maskuar dhe më pas pasi ka kryer vrasjen ai ka hequr maskën për t’u larguar në drejtim të paditur.

Makina me të cilën dyshohet se është larguar autori është një Wolkswagen me targa AA488MC, e cila ka qene e parkuar në bulevard.

Një ditë më parë, policia publikoi foton dhe identitetin e autorit të dyshuar, Habib Rexha, i cili është vëllai i Altin Rexhës, që u vra gjatë një konflikti me Edmond Gosën, edhe ky mbeti i vrarë.

Ndërkohë policia ka ofruar edhe 10 mijë euro shpërblim kush jep informacione të sakta që mund të çojnë në arrestimin e Habib Rexhës, autorit të dyshuar të vrasjës së Arjan Gosës.

Në njoftimin paraprak, policia bëri të ditur se vrasja mund të ketë ndodhur për motove hakmarrje.

vrasja habib rexha makina kavaje
Ne foto, Habib Rexha dhe makina me te cilen dyshohet se eshte larguar pas krimit

makina e autorit te dyshuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re